Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Avokati i muxhahedinëve, Gjokutaj: Hapa ligjorë për veprimet në kamp

16:46, 20/06/2023
A+ Aa A-

Në reagimin për mediat Ministria e Brendshme e justifikoi bastisjen në kampin e MEK në Manëz pasi Muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen e strehimit në Shqipëri, duke pasur aktivitet të dyshimt. Ndërkohë përfaqësuesit e MEK e kanë cilësuar sulm kriminal me urdhër nga regjimi i Iranit dhe sipas tyre ata nuk e kanë shkelur marrëveshjen me aktivitetin e tyre politik. Në deklaratën për media, MEK pretendo se ndërhyrja shkel shumë traktate ndërkombëtare, duke i bërë thirrje SHBA, OKB dhe BE qe të reagojnë.

Dyshime për përfshirjen në terrorizëm por edhe  hetimet për ngritjen e disa dronëve që janë konstatuar në ajër se fundmi, janë dyshimet e Prokurorisë kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, shkaku që ka dërguar në kampin e muxhahedinëve 1 mijë forca policie.  Situata është agravuar dhe tensioni mes muxhahedinëve dhe punonjësve të policisë ka zgjatur rreth 4 orë.  Në një deklarate zyrtare  nga Mek thuhet

“Me urdhër të fashizmit që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm rreth 1000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm kriminal dhe shtypës. Ata thyen shumë dyer, dollapë dhe pajisje dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe spraj piper. Shumë kompjuterë u prishën ose u morën. Si rezultat i këtij sulmi kriminal, një anëtar i Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), z. Abdul Wahab Farajinejad (Ali Mansherari), u vra dhe më shumë se 100 njerëz u plagosën për shkak të gjuajtjes së policisë me sprej piper. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën dhe disa janë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

 Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj pretendon se Policia e Shtetit ka përdorur dhunë ndaj iranianëve.  

Në reagimin për mediat Ministria e Brendshme e justifikoi bastisjen në kampin e MEK në Manëz pasi Muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen e strehimit në Shqipëri, duke pasur aktivitet të dyshim

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

 Por një nga iraniante që është në këtë kamp Shahirar Kia tregon për shkeljen e kësaj marrëveshje.

 Ndërkohë që në kamp ka shkuar Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani, ai i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Skëndet Hitaj  për të parë nga farë gjendjen. Por burime nga policia bëjnë me dije se në orët ë para të mëngjesi të së martës drejtori i përgjithshme i policisë së shtetit Muhamet rrumbullaku ka shkuar në postën policore të Manzës, mësohet se I ka vënë në dijeni muxhahedinet për një urdhër kontrolli gjykate

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco