Miratohet zgjatja e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Fuga: Komisioni i ligjeve a mund të respektojë ligjin?

Miratohet zgjatja e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Fuga: Komisioni i ligjeve a mund të respektojë ligjin?

21:55, 19/06/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social 'Facebook' mbi miratimin e projektligjit për zgjatjen e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave nga komisioni i ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë, kërkuar nga deputeti Petro Koçi.

Fuga zotohet të vërtetojë se ky ligj shkel 15 ligje në fuqi, shkel 4 platforma ligjore, duke përfshirë edhe Kushtetutën e Shqipërisë.

‘Nuk është më çështja e kryetarit të Akademisë së Shkencave, kjo është një vogëlsirë, por çështja është a ka aftësi dhe vullnet komisioni i ligjeve të respektojë ligjet!’ shkruan Fuga ndër të tjera.

Statusi i plotë i Fugës

Njoftim për mediat

Sot komisioni i ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë, pa marrë asnjë ekspertizë, pa thirrur asnjë palë të interesuar, miratoi projektligjin e Petro Koçit për zgjatjen e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Unë njoftoj publikisht zonjën Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit, kryetaren e komisionit të ligjeve, kryeministrin Rama, deputetët, se unë vërtetoj se ai projektligj shkel me dy këmbët 15 ligje në fuqi, shkel 4 platforme ligjore, duke përfshirë edhe Kushtetutën e Shqiperisë.

Unë si qytetar vullnetarisht vihem në dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë për ta vërtetuar këtë gjë!

Nuk është më çështja e kryetarit të Akademisë së Shkencave, kjo është një vogëlsirë, por çështja është a ka aftësi dhe vullnet komisioni i ligjeve të respektojë ligjet!

Pyetja që po shtrohet është : A jemi më një shoqëri që vepron në bazë të ligjeve? Situata që shoh është e frikshme!

Kalimthi, para se të bëj të njohur publikisht se ku shkelen rëndë ligjet, kujtoj :

Ka shoqëri ku ligji bëhet me vullnet të përgjithshem dhe nuk zbatohen. Kjo quhet anarki.

Ka shoqëri ku ligjet bëhen mbi bazën e vullnetit të përgjithshëm dhe zbatohen. Kjo quhet demokraci.

Ka shoqëri që ligjin e bëjnë pak veta, kundër popullit, por e zbatojnë. Kjo quhet diktaturë.

Ka shoqëri ku ligjin e bëjnë pakicat, por as ligjin që bëjnë vetë nuk e zbatojnë. Kjo quhet tirani.

A po shkojmë në tirani?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco