Iorio: Uji i Shqipërisë do të furnizojë rajonin e Puglias, një jetë e re do të lindi për fermerët

20:07, 19/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar për projektin e furnizimit me ujë nga zona e jugut të Shqipërisë të rajonit të Pulias ishte redaktorja e Corriere Della Sera, Valentina Iorio.

Iorio është shprehur se ky projekt, që po merr formën përfundimtare kohët e fundit, ka gati 8 vite që ka nisur dhe se është nj projekti i cili do të furnizojë me ujë ajonin e Puglias e pritet që një jetë e re të filloi për fermerët në këtë zonë të Italisë.

"Në Itali informacioni është dhënë nga presidenti i rajonit të Pulias gjatë një konference për shtyp në Bari, sa i takon investimeve dhe sistemit hidrik puliez, gjatë kësaj konference ai ka shpjeguar se ka ardhur OK nga qeveria shqiptare për zhvillimin e këtij projekti dhe rajoni i Pulias ka shumë nevojë e do të zgjidhte këtë problem shumë serioz në periudhën e verës.

Ne nuk kemi detaje sa i përket projektit dhe mënyrat e realizimit, por për momentin bëhet fjalë vetëm për dritën jeshile që është hapur nga qeveria shqiptare.

Deri tani dimë që është një projekt që zhvillohet prej vitesh, na rezulton që këto negociata kanë nisur në vitin 2015, ndërsa diskutimet për këtë çështje bëhet fjalë që nga viti 1990. Ajo që dimë për momentin se bëhet fjalë për gati 1 miliardë euro për realizimin e këtij projekti dhe do të nevojiten gati 4 vite që të përfundojë ky projekt.

Bëhet fjalë që të thithen financime nga Banka Europiane që të arrihet të realizohet ky projekt, sipas informacioneve bëhet fjalë për gati 150 milionë m3 ujë në vit drejt Pulias dhe kjo është emergjente për këtë rajon, kjo do të ketë dhe një impakt të rëndësishëm për Shqipërinë pasi do të krijonte gati 8 mijë vende të reja punë në vend.

Ideja është që të krijohet një infrastrukturë strategjike, e cila duhet të garantojë furnizimin në një periudhë të gjatë. Ajo që dimë, do të duhet të lidhte zonën me Salenton që është në zonën e Galinianois në Pulia, dhe pika e nisjes do të jetë në Gjirokastër. Bëhet fjalë që një pjesë e ujësjellësit do të jetë nën thellësinë e detit, dhe sipas presidentit Emiliano kjo sjellje e ujit do të ndihmonte bujqësinë dhe të japë një të ardhme të re puliezve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco