VIDEO-SYRI TV/ Ligji për minimumin jetik, flasin ekspertët: 200 euro për kategoritë në nevojë

16:02, 19/06/2023
A+ Aa A-

Në prezantimin e projekligjit të PD për minimumin jetik, ekspërtet hartues deklaruan se pagesa 200 euro është një domosdoshmëri në kushtet e nivelit të lartë varfërisë. Sipas tyre, 46% e popullsisë shqiptare është e varfër, shifra më e lartë në rajon e BE. Ata theksuan se minimumi jetik do t’u vijë në ndihme 1.3 mln banorëve,  përfshirë pensionistët e studentët.

SYRI TV

Eskpertët hartues të Projektligji të PD-së për caktimin e minimumit jetik 200 euro, gjatë fjalës së tyre në prezantimin për ligjin deklaruan se ky ligj do tu vijë në ndihmë  1,3 mln shqiptarë, të kategorive të ndryshme sociale, si shtresat në nevojë, pensionistët, të papunët apo studentët. Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT,  deklaroi se shifrat e varfërisë në vendin tonë janë alarmanre, ku 46% e popullsisë janë të varfër.

Për nivelin e lartë të varfërisë në Shqipëri folën edhe Klodian Muço dhe Kastriot Sulka, të cilët theksuan se mbi 1.3 mln  banorë nuk sigurojnë dot të ardhurat bazë, ndërsa si shtresën më të prekur, cekën pensionistë.

Pytjes së gazetarëve se ku do të gjendet fondet për pagesën, ju përgjigj këshilltari ekonomik i PD Dorian Teliti i cili theksoi se qeveria i ka të gjitha mundësitë buxhetore për  të realizuar minimumin etk prej 200 eurosh.

Ky projektligj është depozituar në Kuvend nga PD,  me konsensusin e grupit parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco