Kurti: Për takimin në Bruksel do vendos pasi ta kuptoj gjendjen e 3 policëve

Kurti: Për takimin në Bruksel do vendos pasi ta kuptoj gjendjen e 3 policëve

11:39, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti tha se është njoftuar për një takim të radhës në Bruksel. që sipas tij mund të mbahet me datë 22 ose 23 qershor.

Por ai ka shtuar se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë.

Kurti tha se do të presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës, aty ku po mbahen tre policët kufitarë.

Sipas Kurtit, kur të ketë të dhënat se si janë policët, do të marrë vendim nëse do të shkojë në takimin në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco