Manjani: E legalizuat hashashin? Tani kërkojini ndjesë Lazaratit

Manjani: E legalizuat hashashin? Tani kërkojini ndjesë Lazaratit

10:07, 18/06/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

E legalizuan hashashin!?

Dakord, mirë e bënë.

Por burrnia e do që ti kërkohet ndjesë Lazaratit si fillim.

E drejta e do që dy vëllezërive Aliko që u dënuan pa asnjë provë direkte për vrasjen e policit Basha, t'u garantohet proces i rregullt. T'u garantohet një rigjykim mbi bazë provash dhe jo thashetheme policësh, që gjetën dy adoleshentë me armë në dorë dhe i fajsuan që në komisariat si vrasës.

T'u garantohet një gjykim njerëzor që nuk burgos përjetë dy adoleshentë.

Barazia para ligjit e do që të gjithë të dënuarit për trafik hashashi të lirohen menjëherë.

Pastaj t'u kërkohet ndjesë familjeve të policëve të vrarë në betejat për të luftuar hashashin.

Pastaj t'i kërkojnë ndjesë gjithë Shqipërisë, territorin e të cilës e mbushën me hashash.

Dhe po, le ta legalizojnë.

Ta legalizojnë megjithë kokainën e opiumin madje. Ky popull jeton tashmë me damkën e drogës,që ja vuri me sukses Rilindja.

Thjesht le ta pranojmë e mos vrasim më njeri-tjetrin të paktën.

Ta pranojmë që të mos rrimë në radhë të na pallojnë Safetërat që lypin vota për të të lypur nderit përdhunisht.

Bahh!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco