Deputetja britanike pas deklaratës së SHBA-së: Hipokrizi ndëshkimi i Kosovës

Deputetja britanike pas deklaratës së SHBA-së: Hipokrizi ndëshkimi i Kosovës

09:52, 18/06/2023
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të shtunën i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij që të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns reagoi në një postim në Twitter, ku shkroi se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve.

‘E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për ‘akuza të rreme’. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi’, ka shkruar Kearns.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller përmes një deklarate për media tha se ‘arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar’.

‘I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar’, tha Miller.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco