FOTOLAJM/ Qytetarët e Tiranës ngrihen në protestë kundër Ramës pas deklaratave për Kosovën

FOTOLAJM/ Qytetarët e Tiranës ngrihen në protestë kundër Ramës pas deklaratave për Kosovën

19:46, 16/06/2023
A+ Aa A-

Qindra qytetarë janë mbledhur përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.

Një prej qytetarëve, i pranishëm në protestë tha se kryeministri Edi Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë është më vëllezërit tanë kosovarë apo me serbët.

Protestuesit kanë valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco