Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zv.presidenti Rai3, që tronditi dy anët e Adriatikut përgënjeshtron Top Channel: Po riciklojnë një ‘fake news’, jam gazetari më vlerësuar në historinë e RAI-t

'Gurë sa grushti i dorës na goditën si rrebesh shiu': Gazetarja e RTK rrëfen sulmin nga protestuesit serbë Venera Xhoxhaj me kolegët

'Gurë sa grushti i dorës na goditën si rrebesh shiu': Gazetarja e RTK rrëfen sulmin nga protestuesit serbë

19:42, 16/06/2023
A+ Aa A-


"Të dashur e shumë të nderuar. Unë, Bardhi e Mentori,  jemi mirë.  Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin asnjëherë! Ju falenderoj secilit për kujdesin, mesazhet e telefonatat, të cilave nuk po arrijme t'ju përgjigjemi. Shnet!" - Venera Hoxhaj
 

Gazetarja e Radio-Televizionit të Kosovës, Venera Xhoxhaj, ka rrëfyer sot në SYRI TV, për sulmin brutal që protestuesit serbë në veri të Kosovës, në Leposaviq, kanë ushtruar kundër ekipeve të të gjitha medieve që po transmetonin prej atje për situatën.

Në një prononcim për gazetaren Armela Ferkaj, Xhoxhaj tregoi:

“E para ka qenë një shok-bombë, e cila ka shpërthyer te këmbët tona. Më pas kanë gjuajtur me mjete të forta, përfshirë gurë, mjete të rënda, ato që kemi mundur të identifikojmë, sepse në ato momente kemi qenë edhe duke raportuar, edhe duke xhiruar e secili prej nesh nuk është se ka pasur ndonjë mundësi të shohë mirë objektet me të cilat jemi goditur. Por, kanë qenë objekte të mëdha, gurë të mëdhenj, për të cilët ata janë përgatitur orë më parë që të sulmojnë, sepse sulmi ka qenë as i shpejtë dhe aq i fuqishëm saqë para këmbëve tona janë parë qindra gurë të madhësive sa grushti i dorës, që na kanë goditur si një rrebesh shiu.

Po ajo që ju shihni përmes videos që kemi arritur të sigurojmë, sepse mjetet tona të punës janë dëmtuar, fillimisht janë thyer e më pas edhe na i kanë marrë të gjitha ashtu të copëtuara -  përveç sulmit me shok-bombë dhe me gurë, ka pasur edhe sulm fizik në mënyrën më brutale dhe më trishtuese. Asnjëherë në jetën time nuk kam parë diçka të tillë.

Ne si gazetarë në të gjitha këto ditë që raportojmë nga veriu i vendit rrezikojmë të futemi në mes turmave të protestuesve pa pasur mbështetje dhe asistencë as nga KFOR-i dhe as nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës, për ta theksuar vepron deri ku e ka të mundur qasjen ty dhe edhe sot ashtu ka vazhduar, na ka ndihmuar brenda stacionit policor.

Por në një pjesë shumë afër me protestueit, normalisht që Policia është po aq e sulmuar sa jemi dhe ne. E keni parë edhe dje ekipin e RTK që i është dëmtuar vetura dhe po ashtu dhe shpërthimet që kanë ndodhur në stacionet policore,” përfundoi Venera Xhoxhaj. 

Image

Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për sulmin në Leposaviq

Sulmohen mediat në Leposaviq, kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pëson lëndime të rënda në kokë dhe trup.

Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq.

Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren.

Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit.

Në një deklaratë për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tv1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.

“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar aty.

AGK-ja, dënon ashpër këtë sulm, njëherësh bën të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias./ar.sh/SYRI.NET

Foto e gazetarit Mentor Vinarci nga ditët e raportit nga Zveçani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco