Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Beqiri: Rrëmbimi i efektivëve nga forcat serbe është një shkelje e sovranitetit

18:58, 16/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Syri Digjital në SYRI TV me moderatorin Bled Marku ishte analisti nga Kosova, Shkumbin Beqiri.

Beqiri është shprehur se Serbia ka bërë një shkelje të sovranitetit të Kosovës me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë dhe se ndërhyrja ndërkombëtare duhet të ishte shumë e ashpër.

'Rrëmbimi i tre efektivëve është një shkelje e sovranitetit të Kosovës për arsyen se kjo përbën ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti. Pavarësisht se nuk është pjesë e OKB kjo nuk e zbeh aspak situatën e rëndë që  ka ndodhur.

Si kam arritur unë ta shoh dhe të marr informacione për këtë çështje ditë më parë pikërisht në këtë vend ngjarje është mbyllur nga KFOR një pikë kufiri ilegale që është përdoru në këtë zonë dhe është këshilluar nga KFOR që strukturat e sigurisë të mos frekuentohet sepse mund të kemi probleme në të ardhme.

Sido që ta kualifikojmë i besoj fakti që Serbia ka bërë një ndërhyrje dhe shkelje të sovranitetit të republikës së Kosovës dhe do të duhej në raund të parë që të ndërkombtarizohej çështja dhe të kishte një qasje më serioze por meqë ndodhën disa ngjarje që e prishën kontekstin rajonal qeverisë së Kosovës i mbetën shukmë pak opsione për të gjetur një zgjidhje. Bashkëpunimet me ndërkombëtarët i ka në një fazë teje kritike por kjo nuk do të thotë se legjitimohen veprimet e Serbisë pasi është një ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco