Rrogozhina përsërit zgjedhjet/ Hoxha: Qytetarët më nxitën që të mos dorëzohem, të gatshëm të dalin përsëri në zgjedhje

12:15, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor ka vendosur ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës.

Vendimi erdhi pas ankimimit të koalicionit  “Bashkë Fitojmë” për Rrogozhinën, ku kërkoi që të shpallet pavlefshmeria e zgjedhjeve.

I ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, tregoi se pas shpalljes së rezultatit zgjedhor, ka ndjerë nga afër përkrahjen e çdo qytetari, të cilët e shtynë edhe më shumë drejt kontestimit të rezultatit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, u shpreh se qytetarët janë mëse të gatshëm që të dalin në zgjedhje përsëri, teksa nuk e mohoi dot edhe mundësinë e një manipulimi të dytë.

 

Ky është një lajm i mirë si vendim, por për të qenë realist, ne prisnim fitoren nga kolegji, në tavolinë, sepse ne nuk kishim kërkuar verifikim për pandershmëri zgjedhjesh por të hiqej tabela e rezultatit të burgut nga tabela përmbledhëse dhe mesa duket, ata gjetën një diçka të mesme dhe arritën në konkluzionin për ripërsëritje të zgjedhjeve.

 Padiksutim pres dhe një manipulim të dytë, aty është gjithë qeveria dhe shteti ne përkrahje, është mbështetja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë shumë faktorë, dhe shpresoj të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, po të mos harrojmë që në Shqipëri ndodh gjithkça.

Perceptimi im është se qytetarët e Rrogozhinës janë krejtësisht të gatshëm që të dalin në zgjedhje përsëri. Këtë e kuptoj nga bisedat që bëj dhe ata janë treguar mjaft të gatshëm.

Qytetarët me kanë nxitur, mbështetur e stimuluar, që të mos dorëzohem, duke me thënë 'mos u tërhiq se jemi me ty'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco