Berisha: 'Evropianizimi' i Serbisë në kurriz të shqiptarëve, një padrejtësi që sjell paqëndrueshmëri

19:27, 15/06/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi sot se nëse europianizimi i Serbisë do të shpërblehet me lëshime në kurriz të shqiptarëve, do të ishte një fatalitet!

Berisha, i pyetur nga gazetarja Sonila Meço në studion e debatit “Task Force” në SYRI TV, se nga vijnë shpresat e Perëndimit ndaj Presidentit të Serbisë, a mos po bëhet fjalë për një pragmatizëm më shumë se ç’duhet në këto momente delikate për Kosovën, tha:

“Nga kjo pikëpamje, edhe Shtetet e Bashkuara, edhe Franca, kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka për një Serbi evropiane dhe ky është interesi.

Tani, a do të shpërblehet europianizimi i Serbisë me lëshime në kurriz të shqiptarëve, kjo do të ishte një fatalitet, një zgjidhje fatale, absolutisht e paqëndrueshme dhe që do të përgatiste konflikte të reja! 

Shqiptarët, kur Ibrahim Rugova, organizoi rezistencën paqësore më të fuqishme që kishte njohur ndonjëherë Ballkani dhe Europa - paqësore them - nuk i mori leje askujt!   Pra, nuk zgjidhet Ballkani duke bërë padrejtësi ndaj kombit që ka pësuar padrejtësitë më të mëdha!” theksoi lideri i opozitës shqiptare./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni në video, debatin e plotë në studion e Task Force.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco