Berisha: McGonigal në SHBA dhe McGongali me fustan në Tiranë kishin si synim asgjësimin e opozitës

18:44, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon është ka theksuar se primaret ishin forma më e mirë e përzgjedhjes së kandidatëve.

Berisha u shpreh se  McGonigal në SHBA dhe McGonigali me fustan në Tiranë, Yuri Kim, kanë si synim së bashku me Ramën asgjësimin e PD.

Sa i përket kandidatëve mendoj se asnjë procedure nuk është e përsosur por di të them se më të mirë se primaret nuk ka.

"Nëse sot opozita ekziston, ajo ekziston vetëm për shkak të primareve, siç e dini u përdor çdo mekanizëm për të fshirë ndaj faqja e dheut elektoralisht PD, u la deri në tre dit para fushatës vendimi i vulës nga gjykata. U diktua emri i kryetarit të koalicionit, 61 kandidatë të primareve morën zero fonde publike krahasuar me miliona euro që të tjerët morën së bashku.

Them se këto primare e shpëtuan opozitën sepse ja dolën të konsolidojnë një korpus prej 500 mijë votash sepse opozita të rrezikonte ekzistencën. E rëndësishme është që absolutisht kanë pasur kandidatë që a fituar me një votë e ka bërë gjithçka për të fituar bashkinë më pas. Janë shpërndarë sasi kolosale parash në Durrës, Elbasan dhe janë futur në garë bandat duke rrëzuar me forcë kandiadët fitues të PD.

Unë jam i gatshëm që të pranoj verdiktin e demokratëve dhe kurrë nuk do të pranoj gjë jashtë vullnetit të votës së demokratëve. Kjo parti ose bashkohet rreth votës së lirë ose nuk ka gjë në botë që i bashkon.

Deputetët e grupit që nuk janë pjesë e jona në zgjedhjet lokale mbështetën pjesa më e madhe e tyre kandidatët e primareve. Në dritën e të dhenve të reja rezulton se ishte një proces ku synohej shkatërrimi i opozitës shqiptare, në fillim u vazhdua nga McGonogali, më pas u vazhdua nga McGonigal me fustan pra Yuri Kim. Kjo synonte që të bënte Shqiprinë një vend i kontrolluar nga Rama, logoja dhe vula janë pjesë e këtij procesi të madh që sipas tyre përfundon me asgjësimin e opozitës në vend."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco