Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

VIDEO/ Berisha: Në 2021 Basha refuzoi të kërkojë invalidizimin e zgjedhjeve. Donte koalicion me Ramën

18:28, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, u shpreh se zgjedhjet e 14 majit janë blerë me vendim qeverie.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi faktin se, Edi Rama ka përdorur paratë, bandat dhe terrorizmin për të fituar zgjedhjet.

‘Në këtë rast, në këto zgjedhje ndodhi blerje e hapur me vendime qeverie. Pse të tjerët janë të mërzitur dhe unë ju jap të drejtë. Kjo ndodhi në një shkallë që përcaktoi rezultatin në zgjedhjet e 2021.

Kjo që ndodhi në zgjedhjet e 2021, e bëri të pavërtetë fitoren e Edi Ramës. Nga thesari i shtetit kishim faturat, emër mbiemër të 4800 familjeve të rrethit Durrës, Krujë, Kavajë, Lezhë dhe një pjesë Tiranë, të cilat morën nga thesari vetëm në muajin prill 93 mln euro, kurse në mars-prill 130 mln euro. Kjo mjaftoi për të blerë disa mandate.

Kryetari doli e tha, një masakër elektorale. U ula me të dhe i shpjegova të gjithë rrugën që kisha ndjekur në 2001 për ti invalidizuar zgjedhjet. Ai, po, po dhe harroi këto, filloi procesin e analizës në parti, votëbesim dhe të gjitha, sepse ai kishte ndërmend të bënte koalicion.

Por Edi Rama ç’bëri. Tha kur unë u dhashë 4800 familjeve dhe nuk pësova gjë, e tha haptas ai, kodi zgjedhor është kinezëri. Po bëjmë gjithçka dhe çdo ditë për të identifikuar sa të mundemi më shumë ndërhyrjet që janë bërë, për të ua paraqitur qytetarëve dhe PD-ja do të bëjë analizën e vet, do të bëjë gjithçka për të përmirësuar dhe gjetur gabimet e veta.

Por të jemi të sinqertë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Ky me këtë mekanizëm që përdori, në zgjedhjet e ardhshme nuk jep 50 mijë, por 100 mijë, rrogat dhe i bën të gjitha këto. Por unë ju garantoj ju, në zgjedhjet e ardhshme në 100 mandatet që ti fiksojë ai për të marrë, suksesin me këto mekanizma nuk do ta ketë kurrë më të vogël se 85%, sepse ti nuk mund të arrish kulmin e perfomancës në çdo zonë dhe vend. Ai ka gjetur mekanizmin, paratë, bandat, terrorizëm’, tha gjatë diskutimit në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco