Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Vasili për inceneratorët: Qytetarët paguajnë dy herë, taksat edhe kredinë e qeverisë

Vasili për inceneratorët: Qytetarët paguajnë dy herë, taksat edhe kredinë e qeverisë

16:35, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar se dhjetëra milionë euro u vihen përsipër vjedhjeve të deritanishme me inceneratorët, duke shtuar se përveçse shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre inceneratorë që nuk ekzistojnë, qeveria merr kredi për t’i paguar sërish.

Vasili deklaroi se në këtë mënyrë qytetarët paguajnë dy herë, taksat dhe kredinë, ndërkohë që i bëri thirrje SPAK të bëjë detyrën.

Postimi i plotë:

S’kane ngopur duke vjedhur me mbeturinat.

Dhjetra milion euro te tjera qe u vihen persiper vjedhjeve qindra milioneshe te deritanishme.

Sot ne Kuvend me prova dhe me fakte qe provojne vjedhjen e dyfishte me mbeturinat ku sigurisht Tirana mban kampionin

Megjithese kompanite e pastrimit dhe inceneratori qe nuk ekziston paguhen nga taksat tona me mbi 20 milion euro ne vit, qeveria merr miliona euro kredi per ti paguar serish.

Qytetaret paguajne dy here edhe taksat edhe kredine.

SPAK beje nje here te vetme detyrense hajduterine e ke perpara syve!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco