Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

SYRI TV/ Opozita - akuza për aplikacionin 'Aktiv1sti', Noka: Presione e kërcënime ndaj administratës

16:10, 15/06/2023
A+ Aa A-

Prezantimi i Raportit të Departamentit të Administratës publike u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Ligjvënësit opozitarë hodhën akuza për aplikacionin “Aktiv1sti”, përmes së cilit sipas tyre, punonjësit e administratës janë kthyer në militantë. Nga ana tjetër, mazhoranca konfirmoi se nuk do të heqë dorë nga aktivistët e patronazhistët. Me debate u shoqërua edhe prezantimi i raportit të Autoritetit të Konkurrencës

Nga SYRI TV

Aplikacioni “Aktiv1sti”përplasi mazhorancën dhe opozitën në seancën plenare në Kuvend, ku  po prezantohej  raporti vjetor i Administratës Publike nga ministrja Milva Ekonomi. Deputeti demokrat Flamur Noka  akuzoi qeverinë se ka ushtruar presion ndaj punonjësve të  administratës publike, të cilët janë detyruat të shkarkojnë “Aktiv1stin”, në të kundërtën janë kërcënuar me largim nga puna.  Në replikë, Ekonomi pretendon se ky aplikacion nuk ka lidhje me kontrollin e administratës.

Ndërkohë akuza  për “Aktiv1stin” për edhe për përdorjen dhe përfshirjen e paligjshme të administratës publike në fushatë zgjedhore hodhën edhe deputetja e PD, Albana Vokshi, dhe ai i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla paralajmëroi se mazhoranca do të vijojë të përdorë aktivistët dhe patronazhistët në funksion të zgjedhjeve.

Me debate u shoqërua edhe prezantimi i raportit të  Autoritetit të Konkurencës. teksa Denar Biba po propagandonte punën e institucionit që drejton, opozita ngrito shqetësimin e  monopolizimit të tregut  nga oligarkët, ndërsa me kritika për konkurrencën u shpreh edhe socialisti Erion Braçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco