SYRI TV/ Bashkia Prrenjas hap thesin për inceneratorin, 70 mijë euro për transportin e mbetjeve

14:10, 15/06/2023
A+ Aa A-

Qytetarët e Prrenjasit do të paguajnë 70 mijë euro shtesë për të dërguar mbetjet në inceneratorin e Elbasanit. Edhe pse Bashkia Prrenjas ka një kontratë aktive për pastrimin dhe transportimin e mbetjeve urbane, ka kryer një tender tjetër me objekt vetëm transportin e mbetjeve nga bashkia për në incenerator. Dyshimi lidhet me faktin, se kontrata e re për transportin e mbetjeve, do të zbatohet në të njëjtën kohë, kur është një kontratë aktive që ka si objekt edhe transportin e mbetjeve drejt inceneratorit.

SYRI TV

Bashkia e Prrenjasit ka rritur në mënyrë të dyshimtë kostot e menaxhimit të mbetjeve urbane në territorin e saj. Në datën 12 qershor, kjo bashkia ka shpallur fituesin e tenderit me objekt transportin e mbetjeve urbane nga bashkia deri në inceneratorin e Elbasanit për një periudhë një vjeçare.

Tenderi me fond limit rreth 83 milionë lekë, është fituar nga kompania PASTRIME SILVIO me ofertën prej rreth 77 milionë lekë. Në garë për këtë tender ishte dhe kompania REJ SHPK, e cila në fakt ka një kontratë aktive me bashkinë Prrenjas, që prej vitit 2019. Konrektisht, në vitin 2019, kompania REJ SHPK, ka fituar tenderin e pastrimit, grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve urbane të bashkisë Prrenjas për një periudhë pesë vjeçare. pra, sipas kontratës, kjo kompani duhe të ofrojë shërbimin e pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve urbane deri në vitin 2024.

Por, në muajin shkurt të këtij viti, bashkia Prrenjas hapi tenderin e ri për transportin e mbetjeve urbane drejt inceneratorit të Elbasanit, i cili fillimisht iu dha pikërisht kompanisë REJ SHPK, por operatori ekonomik e fitoi këtë tender disa muaj më pas, pasi kreu ankim pranë Agjencisë së Prokurimit Publik. Kontrata parashikon që fituesi i këtij tenderi të dytë, duhet të kryejë transportin e mbetjeve urbane të bashkisë drejt inceneratorit të Elbasanit për një vit.

Ajo që është e dyshimtë në këtë tender është është fakti se kryerja e transportit të mbetejve drjet inceneratorit, do të kryhet gjatë të njëjtës periudhë kur bashkia Prrenjas ka një kontratë aktive me një tjetër kompani, e cila ndër të tjera, ka si objekt edhe transportin e mbetjeve urbane.

Madje, këtë e përforcon fakti, se aktualisht Bashkia Prrenjas është duke e kryer transportin e mbetjeve urbane drejt inceneratorit, pasi çdo muaj, institucioni i drejtuar nga Nuri Belba paguan rregullisht faturat e depozitimit të mbetjeve në incenerator, vlera e të cilave për një vit, shkon në rreth 70 mijë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco