Spaho: Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur. Vuçiç u takua sot me ambasadorin rus dhe kinez

Spaho: Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur. Vuçiç u takua sot me ambasadorin rus dhe kinez

13:17, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edmond Spaho tha se është turp i madh që Kuvendi sot nuk debaton për Kosovën. Sipas tij, thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar ogurzi.

Spaho tha se sot Vuçiç është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze në Beograd.“Turp i madh që Kuvendi nuk organizon sot debat për Kosovën. Thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar shumë ogurzi. Po nuk folëm sot kur do flasim.Presidenti i Serbisë sot ka qenë në ambasadën ruse në Beograd, është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze. Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm një bashibozuk”, tha Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco