Maloku: Ja çfarë sanksionesh të rënda rrezikon të marrë Kosova

12:52, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar rrëmbimin e tre zyrtarëve të policisë në Leposavic, në një rrugë ilegale të kontrabandës.

Kurti e cilësoi hyrjen e forcave serbe brenda territorit të Kosovës si një akt agresioni dhe përshkallëzimi ndërsa bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer.

Albinot Maloku politolog në Kosovë i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh i shqetësuar mbi sanksonet e rënda që mun të rrezikojë Kosova, një ndër to çështja e vizave e cila pritet të hyjë në fuqi në Janar.

Nuk po i qujanë sanksione, po i qujanë  masa të përkohshme, të cilat evolojnë sipas procesit ne kuptimin sa bashkëpunues dhe jetëesues i marrëveshjeve është kryeministri i vendit zoti Kurti, duke shpresuar që nuk od jenë drastike, pra me ndalesa të ashpra në fushën e ekonomisë , dhe sigurisht me kryesorja që qytetarët e Kosovës do e përjetionin rëndë është me çështjen e liberalizimit të vizave e cila futet ne fuqi në vitin e ardshëm në Janar dhe besoj dhe shpresoj që BE gjithë ato kërkesa që i janë mbarështuar Kosovës prej vitesh për tui jetësuar , të mos dalë joserioz dhe ti përdorë këto investime për çështjet e situatës aktuale, e cila gjithsesi është shqetësuese, por dua të rri në vijën e besimit që këto masa do ta ruajnë kufirin e tyre në rapot me qeverinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco