Balla ofendoi Nokën dhe Vokshin/ Bardhi kërkesë Nikollës: Merrni masa! Edhe Rama ka kartelë por ne...

Balla ofendoi Nokën dhe Vokshin/ Bardhi kërkesë Nikollës: Merrni masa! Edhe Rama ka kartelë por ne...

12:25, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, ka kërkuar marrjen e masave ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, fyeu deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi duke i quajtur budallenj.

Bardhi i kërkoi kryeparlamentares Nikolla marrjen e masave ndaj Ballës, duke theksuar se ajo duhet të ishte e para që të mos lejonte fyerje të tilla ndaj grave në Kuvend.

Gjithashtu Bardhi i riktheu në vëmendje socialistëve se kryeministri Edi Rama është me kartelë, por sipas tij, deputetët demokratë nuk ja kanë përmendur në Kuvend.

Bardhi: Askush në këtë sallë nuk ka të drejtë të fyejë deputetë, ti quaj budallenj. Ne kemi kryeministrin me kartelë, që është kryebudalla, por nuk e kemi quajtur ndonjëherë budalla këtu. Nuk mund të shkelet etika në Parlament, duke fyer pa asnjë shkak kolegët në Parlament. Njëri prej atyre që ofendoi Balla ishte grua dhe ju si zonjë kemi më së shumti detyrimin që të mos pranoni të fyhen zonjat në këtë seancë.

Gjatë fjalës së tij ofenduese, Balla u shpreh se ‘Saliu ka mbaru punë, por fat i madh që pas tij jeni ti dhe Muli, jeni personifikimi më i mirë i budallait.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco