‘Administrata publike e pushkatuar’/ Noka: Keni ndjeshmëri vetëm për çfarë ju thotë 'Sulltan Surreli'

‘Administrata publike e pushkatuar’/ Noka: Keni ndjeshmëri vetëm për çfarë ju thotë 'Sulltan Surreli'

11:29, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka akuzuar maxhorancën se përmes alikacionit ‘Aktivisti’ dhe sistemit të patronazhistëve, e kanë shndërruar administratën publike në strukturë militantësh partie.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka akuzoi deputetët socialistë si të vendosur në rresht krahë kryeministrit Edi Rama.

Noka publikoi edhe disa emra dhe fotografi, që sipas tij tregonin përdorimin e administratës publike në shërbim të Partisë Socialiste.

Noka: Mos e bëni të udhës t’i ndërprisni fjalën opozitës. Qesh ti Taulant. Kur të rinohesh ti, do të flasim për ty. Por t’i je i dalë jashtë mode dhe nuk flet dot për të rinj. Termi administrat publike që kur ka shkelur kjo farë e keqe e rilindjes, është term i pushkatuar. Po zonjë, edhe ti je keqpërdorur për afera korruptive dhe për asnjë sekondë nuk i ke shërbyer popullit. Vetëm për të vjedhur dini, nuk dini asgjë tjetër.

E dini shumë mirë aplikacionin Aktivisti, unë nuk e di, duhet të kesh guxim të tejskajshëm, që të deklarosh që aplikacionin e kanë vetëm aktivistët e partisë dhe jo administrate. Patronazhistin dhe Aktivistin ta kanë denoncuar dhe dënuar institucionet ndërkombëtare. Brenda pak minutash dilni përsëri këtu dhe thoni e bardha është e zezë. Raporti i ODIHR thotë janë shpërdoruar burimet e administratës, është bërë presion mbi administratën dhe punonjësit e saj. Ju nuk keni ndjeshmëri ndaj saj. Ta citojë edhe PE në rezolutën për patronazhistin. Ju keni ndjeshmëri vetëm për çfarë ju thotë babloku, Sulltan Surreli.

Kjo është ministre dhe thotë që ka qendra shëndetësore buzë lumit. I bëjnë share dhe like. Spitali I Delvinës share dhe like spitalit tënd. Po Besart Mataj, a është administratë? I bën share dhe like. I keni të gjitha këtu. Mirela Cani, operatori i kujdesit shëndetësor, i bën share dhe like. Të gjithë administratë publike. Mos flisni për përralla. E keni shndërruar administratën në strukturë militantësh partie, e keni vrarë dhe keni bërë çdo gjë për të shndërruar në organizatë kriminale në favor të rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco