VIDEO/ Këlliçi ironizon: Aksioni i Policisë Bashkiake për 7 katet pa leje!

10:50, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, publikoi një video nga një ‘operacion’ i Policisë Bashkiake.

Pamjet e trishta tregojnë momentin kur ata i rrëmbejnë qeset me lakra dhe sallatë një të moshuare.

“Çaste nga super aksioni i Policisë Bashkiake për ndalimin e 7 kateve pa leje!” shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se pas arrestimit të Vangjush Dakos, Këlliçi reagoi duke thënë se Erion Veliaj duhej të ishte arrestuar i pari, pasi ka lejuar shtatë kate pa leje m’u në sheshin kryesor të Tiranës, përballë zyrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco