Berisha: Ndarja e Kosovës nisi me vizitën e Ramës në Beograd, ka lidhje misterioze me Vuçiçin

Berisha: Ndarja e Kosovës nisi me vizitën e Ramës në Beograd, ka lidhje misterioze me Vuçiçin

08:50, 14/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se çdo gjë filloi pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd.

Ai tha se Vuçiç me disa lidhje misterioze me Edi Ramën ktheu në tavolinë ndarjen dhe ndryshimin e kufijve dhe Ballkanin e Hapur.

Berisha: Çdo gjë filloi pas vizitës së tij në Beograd. Nuk kishte pretendime për kufijtë, sepse ishin mbyllur pretendimet. Vuçiç me disa lidhje misterioze me Edi Ramën ktheu në tavolinë ndarjen dhe ndryshimin e kufijve dhe Ballkanin e Hapur dhe tashmë e ka futur vendin tonë në një konfliktualitet me Kosovës. 

Rama dhe Vuçiç duan të ndajë Kosovën, e kam denoncuar disa herë. Nuk jam për ndarjen  e Kosovës, sepse nuk kemi tokë për të dhënë ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco