'Serbia nuk ka ndryshuar, Shqipëria zyrtare e ktheu pllakën, po mos u përkul Kosovë'

'Serbia nuk ka ndryshuar, Shqipëria zyrtare e ktheu pllakën, po mos u përkul Kosovë'

13:07, 11/06/2023
A+ Aa A-

Në 11 qershor të vitit 1999,  aparati shtetëror serb, militar e paramilitar në Kosovë u dorëzua përballë NATO-s. Këtë ditë e ka përkujtuar sot, Belind Këlliçi, një nga figurat kryesore të PD-së, të lidhur me momentin delikat në të cilën gjendet sot Kosova për shkak të tensioneve që shkaktuan serbët në katër komunat e saj në veri.

“24 vjet më parë largohej kokëulur nga Kosova shtypësi më i egër i të drejtave të shqiptarëve. Sot, një fytyrë e asaj kohe, me një mendësi të asaj kohe, synon të destabilizojë shtetin e Kosovës, këtë herë në kor me kryeministrin e Shqipërisë, - shkroi Këlliçi, duke aluduar për Presidentin serb Vuçiç dhe miqësinë e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

"Në këto 24 vjet, Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, Shqipëria zyrtare po, e ka kthyer pllakën e po sillet si një qenie inferiore, e përulur, pa gjak e krenari, - nënvizoi ai. - Çdo zë pro Ramës këtyre ditëve na ka neveritur ekranin. Si shqiptar, i jam mirënjohës NATO-s dhe UÇK-së për lirinë e trojeve tona veriore. Mos u përkul, Kosovë!”, bëri thirrje Këlliçi në mbyllje të mesazhit të tij. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco