Në mes të debateve, mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Në mes të debateve, mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

07:27, 11/06/2023
A+ Aa A-

Më 14 qershor është përcaktuar të mbahet, mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, sipas asaj që tashmë po kthehet në traditë.

Mbledhja do të mbahet në Gjakovë, vend ku në 14 qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës dhe nis në orën 11:00. Logoja e mbledhjes së dy qeverive është “Të përbashkuar në Gjakovë”.

Pritet me interesim të madh, konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të  Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, pas përplasjeve që kanë lindur kohët e fundit, pas atyre për Ballkanin e Hapur, edhe për përfshirjen e Ramës në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi duke anashkaluar qëllimisht Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një draft-statut që ai ka propozuar pa u konsultuar me njeriun e zgjedhur nga votuesit e Kosovës.

Në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do të jenë në një drekë të shtruar nga Kryeministri Kurti.

Në orën 16:00 priten edhe takime me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri – 14 Qershor

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama  

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco