Bumçi: Rama në 10 vite ka dëmtuar imazhin e Kosovës, ja pse Beogradi preferon të negociojë me të

19:05, 09/06/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi, i ftuar në ''Syri Digjital'' të Syri Tv, me moderatorin Bled Marku, tregoi pikëpamjen e tij mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku komentoi edhe draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për çështjen e Asociacionit të komunave serbe në veri.

Është shumë e rëndësishme që situata në veri të Kosovës të ç’tensionohet dhe duket që po shkon drejt një normalizimi dhe është e rëndësishme që aty të mbahen zgjedhjet me pjesëmarrjen e komunitetit serb. Zgjedhjet u shtynë nga dhjetori në prill sepse komuniteti serb nuk pranoi të marrë pjesë dhe mbajtja e zgjedhjeve në prill u bë me miratimin e partnerëve ndërkombëtar që ishin dakort që zgjedhjet të bëheshin edhe pa pjesëmarrjen e tyre duke qenë se ato në mënyrë të vazhdueshme nuk pranonin të ishin pjesë e atij procesi.

Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për ta sjellë situatën në normalizim dhe me këtë proces njihet autoriteti i Kosovës sepse pjesëmarrja në proceset politike në Kosovë, zgjedhja e kryetarëve të komunave, është vendosja në vend e autoritetit dhe legjitimitetit të Kushtëtutës së Kosovës dhe proceseve politike në një shtet ta pavaruar.

Përveç këtyre dy kërkesave imediate është dhe kërkesa për dialogun Serbi-Kosovë ku pikë e rëndësishme është normalizimi i marëdhenieve dhe hartimi i një asosacioni për komunat serbe. Kjo nuk është një çështje e re por delikate dhe deri tani nuk është arritur një marrëveshje.

Ndërsa, përsa i përket draftit të propozuar nga Rama, Bumçi u shpreh se ishte tërësisht i pavend, për aq kohë sa nuk ishte as i konsultuar me qeverinë e Kosovës, e cila ka qeverinë e saj, presidentin dhe Parlamentin.

Bumçi theksoi gjithashtu se Serbia ka preferuar gjithmonë të negociojë me Tiranën, si një manovër kjo, për të lënë në hije Koosvën dhe pozitën e saj.

 

Përfshirja e zotit Rama do ishte e justifikuar vetëm nëse do kishte një kërkesë të drejtpërdrejtë nga qeveria e Kosovës nga forcat politike, opozita e Kosovës, në bashkërendim, në konsulta, vetëm në këtë rast ai do kishte një mandat për ta bërë këtë gjë, nëse ata do të donin që një propozim të vinte nga Tirana dhe jo nga ata drejtpërdrejt, por patjetër i konsultuar sepse Kosova është shtet që ka qeverinë e saj, presidentin, parlamentin, dhe Tirana nuk mund të flasë në emër të Kksosovës.

Serbia ka dëshiruar gjithmonë që të negociojë me Tiranën dhe të jetë Tirana që flet në emër të Kosovës sepse kështu zbeh rëndësinë e Kosovës. Dhe elementi i dytë dhe më i rëndësishëm, Rama është prej pothuajse 10 vitesh kryeministër dhe ka pasur një marrëdhenie me pothuajse të gjithë kryeministrat që kanë përfaqësuar Kosovën gjatë këtyre 10 viteve.

Gjatë këtyre 10 viteve në një devijim nga politika e jashtme e shqipërisë tradicionale, e majtë apo e djathtë, ka qenë e njëjta politikë ndaj Kosovës, ai ka devijuar dhe ka marrë një rol ku fliste me Beogradin duke anashkaluar Kosovën, ka ndërtuar një partneritet me Beogradin, ku Tirana nuk ka çfarë të negociojë me Beogradin se është Kosova që negocion. Por nga kjo marëdhënie 10 vjeçare, ai ka sjellë një izolim dhe dëmtim të pozitës së Kosovës, dhe nuk është vetëm në marëdhënie me Kurtin, por Rama ka pasur një marrëdhënie problematike me të gjithë drejtuesit e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco