Farsa elektorale/ Dështimi i SPAK, një ‘procedim’ për Majlinda Bufin, asgjë për 31 denoncime të tjera

Farsa elektorale/ Dështimi i SPAK, një ‘procedim’ për Majlinda Bufin, asgjë për 31 denoncime të tjera

20:35, 07/06/2023
A+ Aa A-

Pasi SYRI TV dhe emisioni ‘Piranjat’ publikuan dy raste flagrante, të dokumentuara me zë dhe figura, ku kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi kërcënon punonjësit dhe qytetarët për votën, SPAK është vënë në lëvizje.

U deshën disa javë që më në fund, SPAK të regjistronte një procedim penal për Bufin e Edi Ramës.

Burimet konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi. Veshos i kërkohet të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen e dokumentuar përmes pamjeve filmike të transmetuara në emisionin “Piranjat”, ku dëgjohet që kryebashkiakja i bën presion pastrueses për vendin e punës.

Por Bufi duhej të ishte arrestuar në flagrancë menjëherë pas transmetimit të këtij emisioni. Kujtojmë se kështu ndodhi me kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelilin, madje në atë kohë nuk kishte as SPAK.

Për të shpjeguar se sa shumë ka rënë standardi nga ‘drejtësia e vjetër’, në ‘drejtësinë e re’ me regji qeveritare, duhet theksuar se opozita ka bërë 32 denoncime për masakrën elektorale të majit.

Por megjithatë, deri tani ka vetëm një ‘procedim’ për Bufin, ndërkohë që për 31 të tjera që faktojnë farsën elektorale, nuk ka ndonjë reagim ose në rastin më të keq, janë kthyer mbrapsht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco