Katrahura e Bashës/ Mustafaj: Uroj t'u jenë hapur sytë deputetëve në ç'hipokrizi bënin pjesë

18:51, 07/06/2023
A+ Aa A-

Andi Mustafaj i Departamentit “Brain Gain” dhe Ekselencës në PD pa një aspekt pozitiv në atë katrahurë siç e quajti ai, në fyerjet dhe sulmet ndaj kundërshtarëve të Bashës brenda grupimit Basha-Alibeaj, dje.

“Duhet të mundohemi të shohim në të gjithë këtë katrahurë, aspekte pozitive, - tha Mustafaj, - të paktën çorri hipokrizinë e atyre individëve që më në fund treguan që edhe pse në dijeni të plotë se janë një minoritet i  madh në PD, janë të gatshëm që ta çojnë deri në dhunë fizike.”

Nga ana tjetër, për deputetët që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të grupimit, Mustafaj po ashtu theksoi se shpreson “që atij grupi deputetësh të paktën t’i jenë hapur sytë për ku kanë bërë pjesë deri sot, çfarë hipokrizie të madhe i janë bërë pjesë”.

Ishte drejtuesja e emisionit "Task Force",  gazetarja Sonila Meço që kërkoi të dinte opinionin e z. Mustafaj lidhur me dhunën e mercenarëve të Lulzim Bashës mbi incidentin e rëndë që ndodhi dje në mbledhjen e Kryesisë së grupit të “vulës”: “Andi, më duhet një koment yt. Ti e sheh nga distanca, kërkon thirrjen e “trurit” për në Shqipëri, por, këto skena çfarë simbolizojnë për ty?” ishte pyetja.

“Fatkeqësisht nuk është diçka që më çudit, - tha Andi Mustafaj, -  dhe ajo që pamë dje është materializimi i dhunës që ne po pësojmë prej më shumë se një viti e gjysmë, e cila si dhunë ka marrë forma nga më të ndryshmet. Si e tillë, ajo që ndodhi dje është thjesht një ngjarje e radhës e një grupimi minoritar. Të paktën ndoshta kjo është një prej avantazheve, sepse duhet të mundohemi të shohim në të gjithë këtë katrahurë, aspekte pozitive, të paktën çorri hipokrizinë e atyre individëve që më në fund treguan që edhe pse në dijeni të plotë se janë një minoritet i  madh në Partinë Demokratike, janë të gatshëm që ta çojnë deri në dhunën më vizive, më të pashme që është dhuna fizike.

Unë, me thënë të drejtën u çova në mëngjes dhe e pashë atë lajmërim të PD-së  në Fb dhe më erdhi deri diku të qesh, sepse është fatkeqësisht asnjë gjë e re nga grupimi i Lulzim Bashës. U bë një lajmërim në mes të natës siç është bërë gjithmonë që ne kritikojmë, ishte publikuar vendimi pa firmën e askujt, pa numër protokolli, as w-dubëlvëtë nuk kishin hequr nga ai vendim. Pra, nga ky aspekt asnjë surprizë. Ajo që unë shpresoj, sepse edhe njëherë duhet të mundohemi (sepse jemi në një periudhë shumë të vështirë) duhet të mundohemi të kapemi pas disa aspekteve që mund të jenë pozitive për të ardhmen.

Ajo që unë shpresoj është që atij grupi deputetësh të paktën t’i jenë hapur sytë për çfarë ata kanë bërë pjesë deri sot, çfarë hipokrizie të madhe i janë bërë pjesë, sepse nëse e mbani mend, gjithmonë grupimi i Bashës - ngaqë nuk kishte bazën e partisë, mbështetjen mbi idenë se kishte deputetë dhe se deputetët përfaqësonin atë vullnetin e partisë (gjë që sigurisht unë nuk bie tërësisht dakord) por të paktën edhe kjo hipokrizi u thye.

Ata deputetë e panë që janë përdorur faktikisht vetëm që të mbështesnin një rrugë minoritare brenda PD dhe shpresoj që tashmë pas kësaj hapjes, pas këtij momenti kritik që ata kanë përjetuar, t’i bashkohen shumicës së PD-së.

Nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur për gjithë këta individë që janë gjithsesi pjesë e PD-së. Të bashkohemi dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë të ardhmen e PD-së./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco