Basir Çollaku: Ku përfshihet Rama është e pamundur të zbatohet ligji

18:12, 07/06/2023
A+ Aa A-

"Ku përfshihet Edi Rama është e pamundur të zbatohet ligj" kështu ka deklaruar gazetari Basir Çollaku teksa ka komentur arrestimin e Vangjush Dakos ku shprehet se ka pasur tentativa të tjera më parë për ta arrestuar ish-kryebashkiakun e Durrësit.

I ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, Çollaku ka thënë se ky hetim dhe arrestim i Dakos, vjen pas zgjedhjeve me regji nga Rama për të shmangur vëmendjen nga abuzimi i zgjedhjeve elektorale.

Sipas Çollakut pavarësia e shumëpretenduar e SPAK nuk ekziston.

Ka pasur përpjekje të mëparshme për të arrestuar Dakon, ka qënë ministri Fatmir Xhaka. Ndoshta kjo ishte dhe një nga arsyet që Xhafën e bëri ish-ministër në përpjekje për në dosjen e mëparshme ‘339’, në përgjimet e hetimit  dhe përfshirjen tek masakra elektorale. Natyrisht që Rama ka ndikuar të mos ndodhë. Edhe në këtë përpjekje të fundit që e lanë pas zgjedhjeve sepse i duhej një dorë votash për të marrë bashkinë ashtu siç janë interesat e grumbulluara ku Dako është një nga aktorët kryesorë partiak elektoral por edhe në lidhjet e pretenduara jo fort të bardha.

Kjo njëherësh është e lidhur edhe me dy gjëra të tjera. Edi Rama ka nevojë emergjente të shmang vëmendjen nga zgjedhjet dhe masakra elektorale, nga lirimi i beftë dhe qokë i Saimir Tahirit. Në fund nga reagimi i ambasadës amerikane ambasadorja ishte e zhgënjyer.  Nuk e di se përse zgjënjehet nga një gjë që e di shumë mirë. Ku përfshihet Edi Rama është e vështirë të zbatohet ligji, është pothuajse e pamundur. E gjithë kjo regji ka pak dorëzim të kontrolluar, arrestim të kontrolluar, lirim të kontrolluar, ç’ka do të thotë se pavarësia e SPAK-ut aq shumë  e pretenduar dhe e dyshuar nga ne të gjithë është e munguar, nuk mund të themi se ekziston.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco