Hoxha qetëson 'të revoltuarit' nga dhuna e Bashës: Mos u mërzisni për një shkelm!

Hoxha qetëson 'të revoltuarit' nga dhuna e Bashës: Mos u mërzisni për një shkelm!

18:09, 07/06/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Indrit Hoxha nuk është habitur aspak nga skena e shëmtuar e mbledhjes së Kryesisë së grupit Basha-Alibeaj, mbrëmjen e së martës, por është habitur në të vërtetë nga reagimi që kanë bërë një grup deputetësh që në këtë mbledhje e pësuan rëndë, u fyen, u kërcënuan pikërisht pse kundërshtuan synimet e Lulzim Bashës.

Indrit Hoxha u kujtoi atyre se demokratët e kanë pësuar më keq kohë më parë, kur Basha nuk dilte nga godina e PD-së që e kishte uzurpuar.

“Këta që i paska rrahur Luli mbrëmë, thonë “turp” për dhunën e ushtruar! – shkroi Hoxha në Fb. -  Ore, e mbajnë këta ç’kanë bërë më 8 janar?! Si i pritën demokratët në shtëpinë e tyre me shkopinj në dorë?!  Mos u mërzisni për një shkelm prapanicave dhe një lapër, syve,” u përpoq t’i qetësonte ai të revoltuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco