VIDEO-SYRI TV/ Yuri Kim hesht për dhunën e mercenarëve të Bashës

16:39, 07/06/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndryshe nga qëndrimet që ka mbajtur për protestën e 8 janarit ku dënonte aktet e dhunës, ka vendosur të heshtë për kanosjet dhe ofendimet e deputetëve e gazetarëve  nga mercenarët e Lulzim Bashës pas mbledhjes së Kryesisë së grupit Basha-Alibeaj. Ndërkohë, protagonistët e skenarit të dhunës ndaj deputetëve kritikë të Bashës janë të njëjtët që më 8 janar dhunuan demokratët që tentonin të hynin në selinë e tyre.

Nga SYRI TV

Dhuna  verbale dhe kanosjet e mercenarëve të Lulzim Bashës ndaj deputetëve kritikë në mbledhjen e kryesisë të grupit Basha - Alibeaj  nxorën edhe njëherë në pah qëndrimet me dy standarde të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila këtë herë ka vendosur të heshtë për aktet e vandalizmit. 

Këto akte dhune që u denoncuan me zë dhe figurë nga deputetët pjesëmarrës në mbledhjen e Kryesisë, mes tyre edhe deputete gra, nuk janë dënuar nga ambasadorja amerikane.

Por a ka mbajtur qëndrim të njëjtë ambasadorja amerikane Yuri Kim në raste të mëparshme? Faktet dëshmojnë që jo.

Në protestën e demokratëve të 8 janarit 2022, kur mbështetësit e kësaj force politike në përpjekjen e tyre për hyrë në seli ranë pre e dhunës së mercenarëve të Lulzim Bashës, të njëjtët që mbrëmë kanosnin dhe ofendonin deputetet, Yuri Kim reagoi ashpër, duke drejtuar gishtin pikërisht nga demokratët e bazës.  

Këta të fundit që Yuri  Kim tentoi t’i etiketojë si dhunues, ishin viktima të dhunës së mercenarëve të Lulzim Bashës dhe më pas të Policisë së Shtetit që shpërndau protestën me dhunë  dhe gaz lotsjellës. 

Lidhur me zhvillimet e 8 janarit, Kim përcolli një mesazh nga Martin Luther King Jr, duke u shprehur se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij.  Mesazhi dukej qartë që po i referohej asaj çfarë po ndodhte ne selinë e Partisë Demokratike.

“Dr. Martin Luther King Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij.”

Ndërkohë, ambasadorja Yuri Kim zgjodhi të reagonte edhe për incidentin e 21 prillit 2022 në parlament, ku  Enkelejd Alibeaj, duke shfrytëzuar aksesin që i dha drejtuesja e punimeve të Kuvendit, tentoi të privonte nga fjala në foltore, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Yuri Kim,  në një reagim në rrjetet sociale shprehej se  ditët e sulmit, rrahjes dhe largimit të të tjerëve nga podiumet i përkasin të shkuarës.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqia që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet”

Pre e kanosjes, kërcënimeve dhe fyerjeve ranë edhe reporterët e terrenit, teksa prania e tyre jashtë zyrave ku zhvilloi mbledhja e Kryesisë, rezultoi vendimtare për të shpëtuar deputetët nga aktet e dhunës së mercenarëve të Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco