Në emër të drejtësisë së re, lirojnë Tahirin e arrestojnë Dakon!

Në emër të drejtësisë së re, lirojnë Tahirin e arrestojnë Dakon!

12:12, 07/06/2023
A+ Aa A-

Nga Jola Hysaj

SPAK-u i partisë ka bërë jehonë mediatike me arrestimin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit.

Akuza daton 12 vite më parë në një leje ndërtimi, e për pasojë akuza është vetëm për shpërdorim detyre.

E njëjta akuzë që “rëndoi” mbi Saimir Tahirin pak kohë më parë, por që tashmë është i lirë.

Vendimi u mor të premten por u ekzekutua 4 ditë më vonë. Këto ditë mjaftojnë për marrëveshje e llogari të ftohta, çfarë mundet e çfarë nuk mund të flasë Dako, pasi ka zëra që thonë se “xhuxhi di shumë”. Ky është vetëm një show qesharak i partisë në pushtet, e cila feston "reformën në drejtësi".

Ai nuk u ndalua para zgjedhjeve, përkundrazi bleu me terezi e bëri pazaret e vjedhjes së rezultatit.

Ai nuk u ndalua e dënua për dosjen 339.

Ai nuk u ndalua e as akuzua për korrupsion, vjedhje, tendera pa fund, çfarë nuk ka ndodhur në Bashkinë e Durrësit.

"Duar Akulloja" nuk u arrestua as për Kodrën e Currilave, as për Kodër Vilën, as për Velierën.

Nuk u arrestua për  të gjithë "projekt- idetë " e lejeve të ndërtimit të dhëna pa-kriter të cilat ende rrezikojnë jetën e qindra qytetarëve në Durrës.

Rëndësi ka që dhomën VIP ia kanë bërë gati, do qëndrojë sa u dakordësuan, me gjasë do ndihet keq mos sot, nesër e sigurtë dhe do e dërgojnë në spital.

Më pas do sillet mirë, do ketë probleme shëndetësore bashkëshortja e do lirohet ashtu siç e do tradita socialiste e tallavasë në drejtësinë e re.

Socialistët të bëhën gati, sakrifica për drejtësinë e do që kur të dalë Dako të hyjë një tjetër!

Mjaft i hodhët hi syve qytetarëve të Durrësit!

Mjaft është mjaft!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco