Strazimiri: Mos u gëzoni për Gjushin! Arrestimi i tij është sinjal alarmi...

Strazimiri: Mos u gëzoni për Gjushin! Arrestimi i tij është sinjal alarmi...

20:38, 06/06/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagoi me një postim në median sociale për arrestimit të Vangjush Dakos. Sipas tij, ky arrestim është një sinjal alarmi dhe jo një arsye për gëzim

Nga Gent Strazimiri

Mos u gëzoni për Gjushin!

Arrestimi i Gjushit është sinjal alarmi, jo arsye gëzimi!

Pse?

Sepse nuk ka krim shoqërisht më të rrezikshëm, sesa një drejtësi e orientuar dhe e kalkuluar politikisht.

Ajo "drejtësi", është një lloj arme e shkatërrimit në masë, në duart më të pista, mendjes më perverse, të krimit më të ndyrë e të paburrë, që eliminon edhe shokët e bashkëpunëtorët në krim për t'i siguruar vetes vazhdimësi, pandëshkueshmëri e jetëgjatësi edhe më të madhe në... krim!

Më mirë se shqiptarët këtë nuk e di askush!

Kështu si ka nisur, “heronjtë e fëmijëve tanë” do jenë të arrestuarit, sado fajtorë qofshin... e jo arrestuesit... sepse fëmija lind me sensin e instinktin e drejtësisë, jo të manipulimit e të "diplomacisë"...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco