Vasili për urdhër arrestin e SPAK për Vangjush Dakon: Rama krenar për bandën e hajdutëve

Vasili për urdhër arrestin e SPAK për Vangjush Dakon: Rama krenar për bandën e hajdutëve

20:27, 06/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lëshimin e urdhër arrestit për Vangjush Dako.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve të vjedhura të 14 majit’, teksa shprehet se ‘Rama është krenar për bandën e hajdutëve’.

Postimi i plotë:

Eshte krenar Rama, qe drejton nje bande te kriminalizuar hajdutesh!

Eshte krenar Rama qe s’kane te mbaruar hajdutet dhe te korruptuarit e tij.
Rama prandaj donte timonin dhe tepsine, qe te grabiste pa pushim dhe pa u ngopur.
Eshte krenar Rama, qe sa del njeri hyjne te tjerë plot.
Eshte krenar Rama qe Drejtësia me regji nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve te dosjes 339 të Dakos, por i ben qokën Rames.
Çdo dite e Rames ne pushtet vetem do te prodhoje batakçinj, grabitqare dhe te korruptuar pa fund per te cilet Rama eshte krenar se te tille i do!
‼️Çdo zhurme me Dako, me sekretare ministrie etj te beje Rama nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve te vjedhura te 14 majit, qe i rri si shpata e Demokleut mbi koke dhe ja shkaterron gjumin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco