‘Sa vjet burg do bëje për partinë?’/ Gazetarja: Rama-Gjushi, si Enveri me Mehmetin...

‘Sa vjet burg do bëje për partinë?’/ Gazetarja: Rama-Gjushi, si Enveri me Mehmetin...

19:43, 06/06/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Beti Njuma ka ironizuar me arrestimin e Vangjush Dakos, duke krahasuar marrëdhënien e tij me Ramën me atë të Enver Hoxhës me Mehmet Shehun.

“Interesante si përsëritet historia! Na shfaqet një herë si tragjedi dhe një herë si farsë. Çfarë bëri Enver Hoxha? I çoi në gijotinë të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Beqir Ballukun, Koçi Xoxen, Kadri Hazbiun, Mehmet Shehun… Lista është e gjatë, po aq e gjatë sa ajo e bashkëpunëtorëve më të ngushtë që Ramës i përfundojnë pas hekurave!” shkruan gazetarja.

Më herët ajo postoi një tjetër reagim: “Arrestim estradë! Ka një javë që me kuç e me maç e dinin që Dako do arrestohej. Po gallata më e madhe është që ia bënë pas zgjedhjeve! E lëpinë mirë e mirë akulloren se ashtu i duhej për të fituar votat në Durrës dhe tani e shkelin kaushin me këmbë! Hallall SPAK-u! Është bërë si aneks kryeministrie. KOD-i numër dy!”

Njuma postoi edhe një video ironike me mbishkrimin: “Po ti, sa vjet burg do bëje për Partinë?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco