Skandali i KAS me Rrogozhinën/ Dy standardet e Ilir Rusmalit për votat e të burgosurve

Skandali i KAS me Rrogozhinën/ Dy standardet e Ilir Rusmalit për votat e të burgosurve

13:28, 06/06/2023
A+ Aa A-

Në morinë e skandaleve zgjedhore, SYRI raportoi më 15 maj se Bashkia e Rrogozhinës shkoi për Partinë Socialiste vetëm për shkak të votave të të burgosurve.

Në fakt, në përgjithësi të burgosurit votuan masivisht për PS-në.

Por në burgun e Rrogozhinës votuan 118 të burgosur, kur në fakt 6 prej tyre kanë të drejtë vote si banorë të kësaj zone.

Kjo shkelje e rëndë nuk u mor parasysh nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, që me shumicë votash nuk e pranoi kërkesën që votat e burgut të mos pasqyroheshin në rezultatin final.

Ky ishte një konfirmim i farsës elektorale, kur dihet se kutia e burgut i tha fitoren kandidatit socialist, Edison Memolla, duke ua hequr në mënyrë të paligjshme mandatin kandidatit opozitar, Shkëlqim Hoxha.

KAS votoi në linja partiake. Ilir Rusmali, Koli Bele dhe Ervin Lako morën vendimin skandaloz. Kurse Ledio Braho dhe Elvin Çefa ishin kundër.

Për ironi, vetë Rusmali dikur ishte kundër kësaj praktike, e cila është dënuar edhe nga vëzhgusit e huaj. Në vitin 2005, Pandeli Majko do të merrte mandatin me votat e burgut, falë ndihmës që i dha asaj kohe Fatmir Xhafaj, si ish-ministër i Drejtësisë.

Por tani, Rusmali e mbron një praktikë të tillë antiligjore.

Rusmali shpreson të marrë nga Edi Rama postin e Avokatit të Popullit, siç ka denoncuar SYRI më herët.

Nuk dihet se si mund të jetë avokat populli, kur cenon kaq hapur të drejtën më bazike në demokraci, atë të votës së lirë dhe të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco