Vishaj: Ogerta Manastirliu është përgjegjëse për vartësen e saj

Vishaj: Ogerta Manastirliu është përgjegjëse për vartësen e saj

22:45, 05/06/2023
A+ Aa A-

Avokati Saimir Vishaj doli kundër ministres Ogerta Manastirliu, duke thënë se çështja e ish-Sekretares së ministrisë së Shëndetësisë nuk është vetëm përgjegjësi individuale.

“Një ministre del përpara dhe thotë përgjegjësi individuale!!! Jo moj shoqe sepse këtu përgjegjësia nuk është individuale, kjo është përgjegjësi e rekrutuesit. Kjo Sekretare nuk vajti si pasojë e meritës e saj, ti e rekrutove! Përgjegjësia këtu fillon që nga rekrutimi. Madje me aq sa kam unë informacion është dënuar nga KQZ- sepse ka marrë pjesë në zgjedhje duke sponsorizuar. Paratë ne themi 300 mijë lekë, po janë 3 milion lekë të të vjetra”, tha Vishaj në Top Story.

Vishaj kritikoi gjithashtu Atin Dumanin pasi sipas tij SPAK doli zbuluar për rrjedhje informacioni.

“Drejtuesi i SPAK-ut që është zoti Dumani, aty ku kishim rrjedhje të informacioneve, në këto lloj korrupsioni SPAK-u doli zbuluar. Ti ke njoftuar kryeministrin. Rrjedhja e informacionit që ky subjekt duhet ta kishte mbajtur sekret nuk ka pse ti thojë kryeministrit”, tha Vishaj.

Ndërkohë Vishaj komplimentoi SPAKU-n për rastin e tij të parë të arrestimit të një zyrtari. “Jo gjithmonë duhet sharë SPAK-u. Është hera e parë e një zyrtari që i vendosin pranga për punën që bën apo për korrupsion. Kjo është hera e parë dhe duhet përgëzuar”, tha Vishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco