VIDEO-SYRI TV/ Ndotja e mjedisit është në nivele alarmante, qytetarët: Të merret fryma kur del nga shtëpia

16:31, 05/06/2023
A+ Aa A-

Dështojnë politikat për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, ekspertët ngrenë alarmin për nivelin e lartë të ndotjes. Sipas tyre, shkak janë: përdorimi masiv i plastikës, djegia e mbeturinave, shkatërrimi i ekosistemeve nga TEC-et apo hidrocentralet. Edhe qytetarët shprehin për SYRI TV shqetësimin e tyre mbi ndotjen e ajrit.

Nga SYRI TV

Ekspertët ngrenë shqetësimin se ndotja  ne vend është në nivele alarmante, si pasojë e përdorimit masiv të plastikës, landfilleve, apo edhe inceneratorëve.

Ndërkohë, ambientalisti Lavdosh Feruni ngre alarmin edhe mbi ndotjen dhe shkatërrimin e ekosistemit që shkaktohet nga ndërtimi i hidrocentraleve apo rreziku e TEC-eve lundruese në Vlorë.

Edhe betonizimi masiv që po ndodh në Tiranë dhe në zonat bregdetare, sjellin efekte shkatërrimtare në mjedis.

Vetë qytetarët e Tiranës shprehen të shqetësuar nga niveli i ndotjes së ajrit,apo ndotjes  akustike.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Mjedisit i dedikohet minimizimit të ndotjes nga plastika, një betejë kjo e humbur nga shteti shqiptar, që pavarësisht se nga 1 qershori i vitit të kaluar ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike, ato vijojnë të jenë prezente. Ndërkohë, që mungesa e ujit të pijshëm dhe blerja e tij me bidonë plastikë sjell dëme të pakthyeshme në natyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco