VIDEO-SYRI TV/ Alabbar nën hetim për mashtrim në Indi, krimi ekonomik kërkoi marrjen në pyetje

15:30, 05/06/2023
A+ Aa A-

Muhammed Alabbar, pronari i kompanisë “Eagle Hills, që po ndërton projektin turistik në portin e Durrësit është nën hetim nga autoritetet indiane për mashtrim mbi një projekt që kompania e tij po ndërton në Indi.  Sipas mediave indiane Alabbar është thirrur nga krimi ekonomik për t’u pyetur  nën cilësinë e personit që ka dijeni për faktet dhe rrethanat e se një skeme mashtrimi në tregun e pasurive të paluajtshme në Indi ku është përfshirë një nga filialet e kompanisë së tij.  Projekti rezidencial në Indi o kompanisë së Alabbarit u lançua në vitin 2010 dhe kompania u kishte premtuar blerësve se do t’i dorëzonte shtëpitë në periudhën shtator-dhjetor 2015, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

SYRI TV

Muhammed Alabar pronari i kompanisë “Eagle Hills, që po ndërton projektin turistik në portin e Durrësit po hetohet nga policia indiane për mashtrim  mbi një projekt  që kompania Emaar po realizon në Indi.

Ai së bashku me drejtoret e filialit të kompanisë se tij në Indi, Emaar India Ltd,  janë thirrur nga krimi ekonomik indian për tu marrë në pyetje për këtë çështje. 

Lajmi ka bërë jehonë në mediat kryesore indiane, mes të cilave Business Standard, India-times, Neës indian Express dhe Money control.

Indiatimes  raporton se Mohammed Alabar, i cili është edhe investitor strategjik në Shqipëri,  promovuar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama për projektin e  tij me portin e  Durres, është një nga të akuzuarit,  që ka dijeni për faktet dhe rrethanat e mashtrimit në tregun e pasurive të paluajtshme në Indi, ku viktimë e kësaj skeme kanë rënë më qindra qytetarë.

Sipas gazetarëve të India-times krimi ekonomik  në Indi  po heton kompaninë  Emaar India Ltd, që është filiali  indian i “Emaar Properties” të Dubait  për projektin e shtëpive “Palm Garden” në qytetin e Gurgramit.

Policia e Delhit filloi hetimin pas denoncimeve Manish Kumar Patni, një qytetari Indian, i cili kishte prenotuar blerjen e një shtëpie në kompleksin e Emaar.

Patni akuzoi se kompania Emaar India Limited, kreu mashtrim dhe vepër penale duke u shitur shtëpi qytetarëve Indian në projektin “Palm Garden”

Projekti rezidencial u lançua në vitin 2010 dhe kompania u kishte premtuar blerësve se do t’i dorëzonte shtëpitë në periudhën shtator-dhjetor 2015.

Sipas denoncuesit, kompania mori paratë nga blerësit dhe i orientoi ato në qëllime të tjera duke  zvarritur pas asnjë shpjegim përfundimin e projektit.

Po kështu  në denoncimin e tij qytetari ka evidentuar se kompania ka mashtruar me projektin dhe se nuk ishte pajisur me lejet e nevojshme nga autoritetet në kohën që shiti apartamentet.

Mediet raportojnë se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë dhe disa banka vendase, të cilat kanë bashkëpunuar me Emaar.

Policia e Dehlit ka kërkuar që pranë autoriteteve të paraqitet vetë biznesmeni Emmar Al Abar, por në vend të tij mësohet se janë paraqitur tre avokatë të kompanisë së tij.

Zëdhënësi i Emaar deklaroi se hetimi lidhet mirëfilltazi me një çështje civile, të nisur pas akuzave të disa qytetarëve kundër bankave.

Sipas tij, kompania po ndjek procesin ligjor dhe i ka ofruar bashkëpunim të plotë organeve të ligjit.

Në 10 gusht 2022 Qeveria shqiptare firmosi një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Durrës Yahts & Marina”.

Në një njërën anë ishte shteti shqiptar me “Albanian Seaports Development Company” ndërsa në anën tjetër “Eagle Hills Real Estate Development” që përfaqësohej nga investitori Muhammed El Alabbar.

Vendimi për Portin e Durrësit që përjashton nga taksat investitorin e “Durrës Yachts & Marina”  është shoqëruar me akuza  të forta nga ana e lidershipit të opozitës për mungesën e transparencës mbi projektin dhe  për mundësinë që paratë e krimit ndërkombëtar të pastrohen në këtë projekt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco