BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë se do të marrë masa nëse nuk ulin tensionet

BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë se do të marrë masa nëse nuk ulin tensionet

16:02, 03/06/2023
A+ Aa A-

Bruksel - ‘Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë masa në rast të mungesës së angazhimit drejt de përshkallëzimit të situatës në veri. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”. Kjo porositet në komunikatë për shtyp të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet të kësaj komunikate I bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar, raporton RTK.

BE dënon në termat më të ashpër aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Në komunikatë precizohet se dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen.  Njëkohësisht shprehet shqetësimi për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe.

Shtete anëtare të Bashkimit Evropian presin nga Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kërkohet që kryetarët e komunave t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale; kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e veriut të cilat, siç thuhet në dokument, duhet të organizohen sa më shpejtë dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Gjithashtu BE pret që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj.

Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm, të punës për themelimin të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco