Liroi Tahirin/ Gjyqtarja kaloi vetingun edhe pas një skandali të ngjashëm

Liroi Tahirin/ Gjyqtarja kaloi vetingun edhe pas një skandali të ngjashëm

08:53, 03/06/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarja Matilda Fetau vendosi që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të lërë qelinë e burgut dhe pjesën tjetër të dënimit ta kalojë në shtëpi.

Po kush është Matilda Fetau? Sipas BIRN, gjyqtarja vetëm katër ditë më parë ka kaluar vetingun.

Analiza financiare e gjyqtares Fetau ka rezultuar për çdo vit me bilanc pozitiv. Gjyqtarja Fetau mori vlerësim pozitiv për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK. Fetau është vlerësuar pozitivisht edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për profesionalizmin. 

Sipas Fetaut, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi Tahirit i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.

Për ironi, edhe pse kaloi vetingun, Fetau ishte denoncuar për një rast të ngjashëm si i Tahirit.

Në një prej denoncimeve janë ngritur pretendime se Tahiri ka favorizuar një prej të pandehurve në një çështje duke pezulluar dënimin e tij.

Gjyqtarja Fetau deklaroi se pezullimi ishte kryer bazuar në provat e shqyrtuara në gjykim, ku rezultonte se i pandehuri në fjalë rezultonte prind i dy fëmijëve të mitur, ndërsa bashkëshortja ishte provuar se vuante në mënyrë kronike prej çrregullimeve psikologjike, që krijonin tendencë për vetëvrasje. Sipas subjektit, ky i pandehur kishte përgjegjësi thelbësore për t’u kujdesur për familjen dhe prandaj ishte alikuar pezullimi në rastin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco