'Mik i Kosovës', Osmani takoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak

'Mik i Kosovës', Osmani takoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak

09:55, 02/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Për takimin e Osmanit dhe Suynak, ka shkruar Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politike të Jashtme në Parlamentin britanik, përmes një postimi në Twitter.

“E kënaqur të shoh Rishi Sunak dhe Vjosa Osmanin të takohen në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet", ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco