Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Gashi: Agresorët serb në Kosovë janë policë e jo banorë të komunave

11:45, 31/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar ndaj zhvillimeve dramatike të veri të vendit duke deklaruar se nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin.

Shefi i qeverisë u ndal tek përplasjet e dhunshme të një dite më parë duke identifikuar edhe përgjegjësit e tyre.

Tomë Gashi avokat i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se personat e përfshirë në incidentet e krijuara nga tensionet në veri, nuk janë banorë të zonës por janë polic të Serbisë të dirigjuar nga Vuçiç. Gashi shtoi gjithashtu se Amerika dhe BE nuk po i tregojnë dot vendin Serbisë, për shkak të frikës nga mbështetja e fortë që kjo e fundit  ka nga Rusia.

Shumica prej njerëzve që kanë shkaktuar trazira nuk janë banorë të zonës, por polic të Serbisë dhe disa prej tyre janë identifikuar nëpërmjet pamjeve dhe janë edhe në procedura penale. Por sigurisht, të gjithë janë të dirigjuar nga Vuçiç, nga Serbia, sepse ai siç e tha parafolësi im, ende nuk ka pasur trysni të madhe që ta heqë territorin e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, ku formalisht ende e mban. Nuk është duke u bërë trysnia e duhur ndaj Serbisë dhe Vuçiç. Ky përveç se ta heqë definitivisht nga Kushtetuta e Serbisë, Republikën e Kosovës, ta definojë më kë është, me Rusinë me Amërikën, me BE apo me kë?! Dhe faktikisht duket që 'përkëdhjelja' tepër e madhe po ndodh për shkak të peshës që Serbia aktualisht ka në Europë, si një vend i vetëm i ndikuar nga Rusia dhe sigurisht se askush nuk do një konflikt tjetër sepse është e trishtueshme dhe e mjaftueshme ajo që po ndodh në Ukrainë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco