'Një vit pa presidentin'/ Ersi Nishani: Përkujtuam Bujar Nishanin si demokrat dhe shtetar

'Një vit pa presidentin'/ Ersi Nishani: Përkujtuam Bujar Nishanin si demokrat dhe shtetar

20:38, 30/05/2023
A+ Aa A-

Sot, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, djali  i tij, Ersi Nishani, ka zhvilluar një përkujtimore në nder të babait.

Postimi:

Te dashur miq, deshiroj t’ju falenderoj te gjitheve per pjesemarrjen ne mbremjen perkujtimore ne 1-vjetorin e ndarjes nga jeta te babait tim, Bujar Nishani!

Ne kete mbremje nuk perkujtuam vetem Bujar Nishanin si bashkeshort, baba, vella, te aferm, bashkepunetor apo koleg. Perkujtuam Bujar Nishanin dhe si demokrat, si shtetar, detyra qe ai i permbushi me po aq dashuri dhe sakrifice si detyren e bashkeshortit, babait e vellait.

Dua te falenderoj bashkepunetoret e tij te ngushte dhe familjen e tij politike me ne krye Doktor Berishen, te cilet na kane ndihmuar ne çdo organizim dhe ceremoni, qe te ishte sa me dinjitoze per figuren e Bujar Nishanit.

Dua te falenderoj bluzat e bardha ne Shqiperi dhe Gjermani qe punuan çdo minutë per te kuruar babain tim. Ne vecanti dua te falenderoj Republiken Federale Gjermane, Presidentet Meta dhe Steinmeier, Ministrine e Jashtme Gjermane, ambasadoret Kuko dhe Zingraf, qe bene nje pune te jashtezakonshme, ne menyre qe trajtimi i babait tim te mos haste asnje pengese.

Falenderoj Kryeministrin Albin Kurti per telegramin pershendetes!

Dua te falenderoj te gjithe miqte dhe simpatizantet e Bujar Nishanit nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut e diaspora per mijera e mijera mesazhe ngushellimi drejtuar familjes tone.

Ne fund, dua te falenderoj mamin tone Odeten, Fionën, gjysh Faikun, Kolin, Lirin, Mimin qe jane qeliza e familjes tone. Jam i sigurt qe babi na sheh nga lart dhe i mbushet zemra mal qe na sheh te bashkuar mes dashurise dhe respektit te miqve te tij.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco