KAFE SHQETO/ E paprecedentë, policia britanike e trajnuar për t’i njohur shqiptarët nga fizionomia

11:54, 29/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, gazetarja Eda Berisha ka komentuar fushatën publicitare të ndërmarrë nga 'Home Office' kundër shqiptarëve në Britani.

Sipas gazetares shqiptare në Britani, këto pankarta do të vijnë edhe në Shqipëri duke iu referuar një zëdhënësi të 'Home Office'. Gjithashtu Berisha ka theksuar se këto pankarta denigruese ndaj shqiptarëve nuk janë pritur mirë nga organizatat e azilkërkuesve.

Berisha: Tashmë Home Office ka filluar me marketingun e tij të përvitshëm pasi këto reklama kanë që në vitin 2021 që atakojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një pankartë që thotë ‘Ndalim dhe Largim’ dhe është për të gjithë shqiptarët që vijnë me gomone nga Kanali i Lamanshit. Kjo pankartë e madhe do të jetë në të gjitha rrjetet sociale, por këto pankarta do të dërgohen dhe në Shqipëri sipas një zëdhënësi të Home Office gjatë ditës së djeshme.

‘Nuk e dimë se sa do të na kushtojë kjo reklamë, por të paktën ne duam të vazhdojmë me luftën tonë për të larguar emigracionin e paligjshëm dhe sidomos me shqiptarët’, u shpreh zëdhënësi.

Këto reklama nuk do të jenë vetëm në rrjetet sociale, por edhe në ‘led wall-e’ sepse ai ishte mjaft i qartë kur tha se këto reklama do të dërgohen edhe në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.

Shefi ekzekutiv i 'Refuge Action' është shprehur se kjo që Home Office ka ndërmarrë është e pakuptimtë, mbasi në mesin e atyre azilkërkuesve mund të ketë persona që kërkojnë vërtet mbrojtje. Gjithashtu edhe laburistët në parlament nuk i kanë pritur mirë këto lloj pankartash dhe i kanë quajtur qesharake se si politikat e emigracionit të Rishi Sunak janë duke shkuar gjithmonë edhe më poshtë.

Asnjë nga shtetet e botës nuk e ka bërë këtë marrëveshje me Britaninë për të rikthyer të burgosurit përveç se shtetit shqiptar.

Jo vetëm oficerët e emigracionit janë të trajnuar për të ndalur emigrantët shqiptarët, por edhe policia metropolitane është e trajnuar për të ndaluar shqiptarët vetëm nga fizionomia e tyre. Të arrish të ndalosh shqiptarët vetëm nga fizionomia e tyre, kjo është shokuese!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco