Vuçiç: Kam frikë nga konflikti, Kurti ëndërron të jetë Zelensky

Vuçiç: Kam frikë nga konflikti, Kurti ëndërron të jetë Zelensky

21:53, 28/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se, është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën aktuale në Kosovë.

Mendoj se po vjen situata më e vështirë në Kosovë. Diçka që nuk e kemi parë më parë, e gjitha kjo falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit, - tha Vuçiç dhe shtoi se ka frikë nga konflikte të mëdha sepse - Kurti ëndërron të jetë Volodymyr Zelenskiy dhe serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë’, është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se gjatë mbrëmjes ka marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme gjatë ditës së nesërme sepse serbët me siguri do të protestojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco