Rama dhe Orban nga të parët që urojnë Erdogan

Rama dhe Orban nga të parët që urojnë Erdogan

20:54, 28/05/2023
A+ Aa A-

Urimet e para për fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në balotazhin presidencial vijnë nga lideri i Katarit, i Hungarisë, i Somalisë dhe ai i Pakistanit.

Edhe Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj e kanë uruar Erdoganin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka shprehur mesazhin e tij të urimit në shqip dhe në turqisht. ’Urime për fitoren Zoti President. Zaferiniz için tebrikler Sayın Başkan’, shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa presidenti Bajram Begaj uroi Erdogan me fjalët: ‘Urime të përzemërta  Recep Tayyip Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej’.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po ashtu e përgëzoi presidentin Erdogan për, siç shkroi ai në Twitter, ‘fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje’.

Ndërkaq, kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në mesazhin e tij të urimit e përshkroi presidentin Erdogan si ‘një nga liderët e paktë botërorë, politika e të cilit është në shërbim të publikut’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco