Rama vazhdon me mesazhet antikushtetuese: Mirënjohje për ata që nuk votuan

Rama vazhdon me mesazhet antikushtetuese: Mirënjohje për ata që nuk votuan

13:01, 27/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdoi me mesazhet e tij antikushtetuese për mosvotimin në zgjedhje. Ai e nisi takimin falënderues në Selenicë duke shprehur mirënjohje për demokratët të cilët nuk dolën të votonin në zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë tha se këta qytetarë ndihmuan që Shqipëria to mos bëjë hapa pas.

“Mos dalja në votim e një pjese të tyre është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë. Sepse nuk pranuan që ta ndyjnë dorën duke shkuar në votim për ta vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijesh të së shkuarës, të cilat janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm mbrapa”, tha Rama.

Teksa i siguroi për mbështetjen e qeverisë, Rama pati dhe një ndjesë për qytetarët e Selenicës.

“Më pritët, por unë nuk erdha dot. Sot keni dalë përsëri kështu që ju falenderoj dyfish. Ne do vazhdojmë të mbështesim me gjithë mundësitë tona Bashkinë e Selenicës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco