Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Reagimi skandaloz/ Miku i tij Vuçiç ndez veriun e Kosovës, Rama asnjë fjalë për të, del kundër Kosovës

Reagimi skandaloz/ Miku i tij Vuçiç ndez veriun e Kosovës, Rama asnjë fjalë për të, del kundër Kosovës

18:46, 26/05/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që mediat ndërkombëtarë dhe ekspertët po theksojnë se është pikërisht presidenti serb, Aleksandër Vuçiç që po ndez veriun e Kosovës për llogaritë e tij politike të brendshme në Serbi, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Duke komentuar situatën e ndezur në veri të Kosovës, sërish Rama nuk tha asnjë fjalë për luftënxitësin Vuçiç.

Por Rama kërkon nga Kosova vetëpërmbajtje në qëndrimet e saj ligjore, duke dalë kundër aksionit policor të shtetit kosovar.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco