Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

Kauza e familjes fiton në Gjykatën Administrative, avokati Aga: I vetmi i diskriminuar ishte vetë Pnao dhe familja e tij

18:07, 26/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar këtë te premten vendimin e Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe shpall të pafajshëm pastor Akil Panon, duke ruajtur në këtë mënyrë lirinë e shprehjes dhe të besimit dhe duke ruajtur familjen, mami dhe babi përkundrejt prindi 1 dhe prindi 2.

Pas këtij vendimi, pastor Akil Pano jashtë godinës së gjykatës u shpreh se me këtë vendim fitoi Shqipëria, familja dhe fëmijet. 

Erald Aga avokat, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, u shpreh se gjatë kohës që Pano akuzohej per diskriminim, ai ishte i vetmi i diskriminuar.

Si vendim ishte që ne si palë të jepnim gjithë pretendimet për shkeljet ligjore duke i argumentuar që nuk ka diskrimin duke dhënë shpjegimet.

Ne vumë re një mungesë profesionalizmi nga komisioneri në këtë rast sepse nga një anë ishte totalisht i përfshirë për të mbrojtur një komunitet ndërkohë që ai për atë çfarë i ka caktuar ligji duhet t'i mbrojë të gjithë. Anjëra nga palët nuk duhet të diskriminohet, madje po të shikojmë prej një viti e gjysmë pastori ka qenë i diskriminuar dhe ka një gjuhë urrejtje të theksuar si ndaj tij, dhe ndaj familjes tij, nga ky komunitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco